Harduer

Një zgjidhje inovative që mund të eliminojë kamera selfie

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Dhjetor 2020
Normalisht një bateri e vogël do të duhet për të mbajtur modulin në punë ndërkohë që shkëputet nga smartfoni. Një zgjidhje inovative që mund të eliminojë kamera selfie

Prodhuesit e smartfonëve po mundohen me çdo kusht të eliminojnë kamerat selfie duke i fshehur nën ekran e madje duke kthyer kamerën e pasme në kamër selfie por zgjidhja që Oppo ka zhvilluar është radikalisht ndryshe.

Oppo është duke patentuar një modul kamere që mund të hiqet. Për të bërë një foto selfie mjafton të hiqni modulin e kamera dhe ta drejtoni tek objektivi që dëshironi të fotografoni. Për ta përdorur si kamër kryesor mjafton ta vendosni tek vendi i saj.

Dizajni tregon dy kamera si dhe opsionet për USB-C, NFC, Wi-Fi dhe Bluetooth. Normalisht një bateri e vogël do të duhet për të mbajtur modulin në punë ndërkohë që shkëputet nga smartfoni.

Mundësia për të përmirësuar kamerën duke vendosur një modul më të ri mbetet një derë e hapur e kësaj risie. Në fund është patentë dhe jo produkt i garantuar që mund të materializohet një ditë në një telefon.

Megjithatë kompania njihet për dizajnet e saj inovative të smartfonëve si përshembull kamera pop-up që më pas u bër trend në shumë smartfonë. Po ashtu kompania sapo prezantoi një koncept të telefonit në formën e një roll-baneri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Harroni flagshipët, ky është smartfoni për tu blerë

Tags >

Oppo