Biznes

Një zjarr shkatërron qendrat e të dhënave të një prej ofruesve cloud më të medhenj në Evropë

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Mars 2021
Politikanët Francezë kanë mbështetur OVH Cloud si një alternativë ndaj ofruesve Amerikane por deri më sot nuk ka gjetur mbështetjen e duhur financiare për tu rritur dhe cënuar rivalët e mëdhenj. Një zjarr shkatërron qendrat e të dhënave të një prej ofruesve cloud më të medhenj në Evropë

Një zjarr i rënë ditën e Mërkure shkatërroi serverë dhe bllokoi aksesin në shërbimet cloud të OVH vetëm dy ditë pasi firma Franceze e shërbimeve cloud nisi planet për IPO.

Ofruesi më i madh Evropian i shërbimeve cloud jua tha klientëve, përfshirë qeverinë Franceze, të nisnin planet e tyre të rikuperimit.

Zjarri i cili nisi pak pas mesnate shkatërroi një prej katërt qendrave të të dhënave dhe dëmtoi një tjetër tha kompania. Dy qendrat e tjera u fikën për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm.

“Nuk kemi akses dhe SBG1, SBG2, SBG3 dhe SGB4 nuk do të aktivizohen sot,” tha themeluesi Octave Klaba duke ju referuar serverëve.

Kompania tha se do të vinte në dijeni klientët për shkaqet dhe pasojat e zjarrit. Themeluar në 1999 nga Klaba, OVH Cloud konkurron me gjigantët si Amazon Web Services, Microsoft Azure dhe Google Cloud të cilët dominojnë tregun.

Politikanët Francezë kanë mbështetur OVH Cloud si një alternativë ndaj ofruesve Amerikane por deri më sot nuk ka gjetur mbështetjen e duhur financiare për tu rritur dhe cënuar rivalët e mëdhenj.

Qendra e të dhënave të Strasburgut është vetëm njëra prej 17 të tillave në Francë dhe 32 në mbarë botën. Shumë klientë thanë se uebsajtet e tyre kishin përfunduar offline dhe emailet nuk aksesoheshin. Nuk dihet nëse ka humbje të dhënash.

U deshën 100 zjarrëfikës për të vënë nën kontroll zjarrin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit mund të eksportojnë postimet e Facebook në WordPress