Siguri

Një aplikacion Android ka vjedhur miliona të dhëna private të përdoruesve

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Një aplikacion Android ka vjedhur miliona të dhëna private të përdoruesve

Kompania e sigurisë Lookout ka zbuluar se të dhënat nga aplikacionet po dërgoheshin tek një ueb faqe misterioze, dhe së aplikacioni në fjalë ishte nga Jackeey Wallpaper dhe i lejonte përdoruesit që të instalojnë wallpaper pa pagesë në celularë Android.

“Çdo aplikacion i mirë mund të modifikohet për t’iu bërë keq shumë njerëzve që e shkarkojnë” tha MaHaffey. “Përdoruesit absolutisht duhet të kenë kujdes me atë që shkarkojnë dhe zhvilluesit duhet të jenë të përgjegjshëm me të dhënat që ata mbledhin dhe mbi mënyrën sesi i përdorin ato”.

Të dhënat që ishin mbledhur nga përdoruesit përfshinin mesazhe tekstuale, numrin e SIM kartelës, historinë e shfletimit në internet, identifikimin e abnoentëve dhe të dhëna tjera personale, dhe pëveç kësaj duket se aplikacioni është shkarkuar mes një deri në katër milion herë.

LEXO EDHE:  Apple publikon një faqe privatësie për të parandaluar një skenar të ngjashëm me skandalet e Google dhe Facebook

Lajmet e fundit>