Siguri

Një në dhjetë kompjuter të rrezikuar ndaj sulmeve

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
Një në dhjetë kompjuter të rrezikuar ndaj sulmeve

Cyber-kriminelët janë duke u fokusuar çdo ditë e më shumë në të holla, ka sugjeruar një raport i ri dhe organizimi i përmirësuar do të thotë se “veglat” e reja të zhvillueara për të infektuar kompjuterët në mënyra të caktuara, do të krijojnë mundësi që informacionet e marrura në mënyrë ilegale të blihen dhe shiten.

Në një hulumtim të bërë nga kompania e sigurisë AVG, 165 domene të internetit janë gjetur se kanë sulmuar 12 milion vizitorë në një periudhë prej 2 muajsh. Më shumë se 1.2 milion kompjuter ishin vikitma të infektimi si rezultat i sulmeve.

Hulumtimi ka shikuar në kriminel që kanë përdorur të ashtuquajturin “Elonore toolkit” që tenton të përdor malware të vendosur në ueb faqe të krijuara në veçanti që të vjedhin informata siç janë detajet e kredit kartelave, emailet dhe numrat e sigurisë kombëtare.

Softueri vë në cak lëshime të njohura, në rend të parë të pranishme në versionet më të vjetra të shfletuesit të Microsoft, Internet Explorer. Vetëm versioni 6 i Internet Explorer ka pasur një të tretën e infektimeve. Shfletuesi Safari i Apple është vërtetuar si më rezistuesi ndaj sulmeve Eleonore, duke lekuar vetëm 2.78 për qind të makinave të përdorura që të infektohen. Adobe Acrobat dhe Sun Javascript gjithashtu kanë pasur një numër të theksuar të infektimeve.

Serverët e kriminelëve zakonisht ishin të hostuar në Ukrainë, ku janë gjetur më shumë se një çerek, dhe serverë të tjerë kishte edhe në Rusi dhe Kazakistan. Hakerët dukej të vënin si cak edhe Rusinë: 8.906.025 sulme u regjistruan dhe 916.430 (10.3%) ishin të sukseshëm. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë tërhequr përeth gjysmë milion sulme, që është përcjellë me një nivel të ngjashëm të suksesit.

LEXO EDHE:  Instagram beson se ka zgjidhjen e duhur për vetëvrasjet

AVG ka inkurajuar përdoruesit të përdorin softuer të sigurisë për të mbrojtur kompjtuerët e tyre. AVG ofron edhe softuer sigurie pa pagesë që është mjaft i sukseshëm dhe ka shumë përdorues anembanë botës. Përveç kësaj përmes versioni AVG Premium ju mund të pëfitoni siguri shtesë dhe shumë mundësi tjera për mbrojtje ndaj sulmeve. AVG Premium mund ta blini edhe në Kosovë për një çmim prej 29.50 euro tek albcentric.com.

Lajmet e fundit>