Analiza

Njerëzit janë të lodhur nga telefonët e shtrenjtë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Shkurt 2019
0
Gartner thotë se edhe sentimenti konsumator rreth markave po ndryshon. Njerëzit po janë aq krenar që kanë një Xiaomi sa edhe një Apple iPhone. Njerëzit janë të lodhur nga telefonët e shtrenjtë

Pak vite më parë smartfoni më i mirë që mund të blinit kushton 500 apo 600 dollarë. Por sot kohërat kanë ndryshuar dhe telefonët më të mirë nga Samsung apo Apple kanë dyfishin e vlerë sipas një raporti të publikuar nga Gartner.

Raporti thotë se markat Kineze me kosto të ulët po rriten pikërisht sepse po ofrojnë telefonë me kosto të ulët dhe dizajne cilësore krahasuar me dy gjigandit Samsung dhe Apple.

Ende këta dy të fundit janë të parët dhe të dytët për nga volumi i shitjeve respektivisht. Megjithatë Apple ka vendosur të mos raportojë më volumin e shitjeve për shkak të rënies së kërkesës për iPhone.

Gartner parashikon që për tre mujorin e tretë të 2018-ës janë shitur 64.5 milionë telefonë nga Apple ose 12% më pak sesa një vit më parë. CEO i kompanisë Tim Cook tha se të ardhurat kanë rënë me 15% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat e Samsung gjithashtu kanë rënë me 11%.

Markat Kineze po rriten

Ndërsa lojtarët e mëdhenj humbasin terren, prodhuesit Kinezë po bëjnë të kundërtën. Gartner thotë se pjesa e tregut e Huawei ka arritur në 15% një rritje me 4% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo e vendos gjigandin Kinez pas Samsung me 17% dhe Apple me 16% të tregut. Telefonët e Huawei vinë me kategori të ndryshme çmimesh por janë më të lirë se të Samsung dhe Apple.

Rritja e Huawei vjen kur kompania po përballet me kritika në SHBA. Kompania akuzohet se ka shkelur sanksionet ndaj Iranit ndërsa inteligjenca Amerikane ka shprehur shqetësim për pajisjet e rrjetit të kompanisë që mund të përdoren për të përgjuar vendet.

LEXO EDHE:  Apple do të paralajmërojë përdoruesit e iPhone për impaktin e përditësimeve në performancë

Përpjekja e fundit e Huawei për të hyrë në SHBA me një telefon u bllokua nga Kongresi.

Konsumatorët prej kohësh kanë filluar të shikojnë drejt alternativave më të lira dhe Huawei nuk është i vetmi. Firma të tjera Kineze si Oppo, Xiaomi dhe Vivo gjithashtu po rriten duke shitur pajisje të krahasueshme me Samsung dhe Apple por disa herë më të lira.

Gartner thotë se edhe sentimenti konsumator rreth markave po ndryshon. Njerëzit po janë aq krenar që kanë një Xiaomi sa edhe një Apple iPhone.

Kompanitë e mëdha duhet të nxjerrin mësim, megjithatë vendimi i fundi i Samsung për të shitur një telefon 2,000 dollarësh tregon të kundërtën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>