Blog

Njerëzit po largohen nga Facebook thotë Pew Research

Publikuar , 06 Shtator 2018
0
Në 12 muajt e fundit 54% e përdoruesve kanë ndryshim konfigurimin e tyre të privatësisë dhe 42% kanë vendosur të largohen prej tij për disa javë. Njerëzit po largohen nga Facebook thotë Pew Research

Mesa duket problemet e fundit të Facebook kanë ndikuar në mënyrën sesi njerëzit po përdorin rrjetin social.

Sipas një raporti të Pew Research Center skandalet që përfshinë Facebook kanë bërë që shumë përdorues të konsiderojnë largimin prej tij.

Raporti ka anketuar 4,595 përdorues të Facebook.

Në 12 muajt e fundit 54% e përdoruesve kanë ndryshim konfigurimin e tyre të privatësisë dhe 42% kanë vendosur të largohen prej tij për disa javë.

Janë moshat e reja ato të cilat kanë marrë edhe vendimet më drastike. 44% e përdoruesve të moshave 18-29 vjeç thonë se kanë fshirë aplikacionin e Facebook.

Megjithatë këto shifra janë të papërfillshme sepse rrjeti social ka 2.2 miliardë përdorues dhe numri i të anketuarve nga Pew Research është i vogël.

Por provon se popullariteti i Facebook ka rënë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Granit Doshlaku, folës në AllWeb Albania 2019: “Fokusohuni tek SEO”

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>