Biznes

Njeriu i 2-të më i pasur i Kinës humbet 1.5 miliardë dollarë në pak ditë

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Maj 2020
0
Tregjet globale në tërësi janë goditur nga pandemia e Covid-19. Të ardhurat u Alibaba u rritën në të vërtetën për këtë periudhë me 22% në 16.1 miliardë dollarë. Njeriu i 2-të më i pasur i Kinës humbet 1.5 miliardë dollarë në pak ditë

Një rënie e çmimit të aksioneve të Alibaba Group ditën e Premte bëri që pasuria e themeluesit Jack Ma të tkurrej me 1.5 miliardë dollarë.

Aksionet e Alibaba ranë me 5.9% javën e kaluar pas raportit financiar i cili zbuloi rënie të fitimit me 89% për tre muajt e parë të 2020-ës. Rënia e fitimit erdhi si rezultat humbja e të fitimit nga investimet e Alibaba.

Tregjet globale në tërësi janë goditur nga pandemia e Covid-19. Të ardhurat u Alibaba u rritën në të vërtetën për këtë periudhë me 22% në 16.1 miliardë dollarë.

Ende pasuria e një ish mësuesi anglishteje përllogaritet në 41.3 miliardë dollarë dhe është njeriu i 22 më i pasur në botë dhe i 2 në Kinë pas CEO së Tencent Ma Huateng me 46.4 miliardë dollarë.

Ma u tërhoq nga roli drejtues i Alibaba javën e kaluar për tu fokusuar në filantropi por që mbetet pjesë e bordit. Gjithashtu muajin e kaluar tha se do të largohej nga bordi i grupit investues Softbank më 25 Qershor.

Softbank është një prej investitorëve më të hershëm të Alibaba dhe zotëron ¼ e kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Alibaba i thotë Trump se ne mbështetim markat Amerikane