Biznes

Njeriu më i pasur në botë humbi 7 miliardë dollarë në pak orë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Tetor 2019
0
Bezos u bë njeriu më i pasur në botë në 2018 duke shkuar deri në 160 miliardë dollarë dhe i dhënë fund dominimit 24 vjeçar të Gates si numri 1. Njeriu më i pasur në botë humbi 7 miliardë dollarë në pak orë

Shefi i Amazon, njeriu më i pasur në botë, humbi një pasuri të tërë në vetëm pak orë. Amazon raportoi të ardhura të cilat zhgënjyen investitorët dhe dërguan aksionet e Amazon në tatëpjetë me 9%.

Për Bezos i cili zotëron 57.6 milionë aksione, kjo rënie i shkaktoi 6.9 miliardë dollarë humbje. Pasuria e tij ra në 103.9 miliardë dollarë pas Bill Gates i cili ka një pasuri prej 105.7 miliardë dollarë.

Bezos u bë njeriu më i pasur në botë në 2018 duke shkuar deri në 160 miliardë dollarë dhe i dhënë fund dominimit 24 vjeçar të Gates si numri 1.

Të Enjten kompania e tij raportoi 26% rënie të fitimit, rënia e parë që prej 2017. Amazon zbuloi se është duke investuar fuqishëm në infrastrukturë dhe logjistikë për të arritur objektivat e dërgesave 1-ditore të blerësve të Amazon Prime. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si Windows XP edhe Windows 7 "refuzon" të vdesë

Lajmet e fundit>