Blog

Njeriu pas dizajneve të iPhone, iPad dhe Mac largohet nga Apple pas 30 vitesh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Qershor 2019
0
Ai ka vendosur të themelojë kompaninë e tij, një biznes kreativ të quajtur LoveFrom me Apple që do të jetë klienti i parë i kompanisë. Njeriu pas dizajneve të iPhone, iPad dhe Mac largohet nga Apple pas 30 vitesh

Jony Ive do të largohet nga Apple pas prej mëse dy dekadash dizajne ikonike për Mac, iPod dhe iPhone që shndërruar një prej gjigandëve në hije të Luginës së Silikonit në kompaninë më me vlerë në botë.

Ai ka vendosur të themelojë kompaninë e tij, një biznes kreativ të quajtur LoveFrom me Apple që do të jetë klienti i parë i kompanisë. Largimi i tij do të bëhet këtë vit ndërsa LoveFrom do të nisë rrugëtimin në 2020-ën.

Largimi i dizajnerit industrial më të famshëm në botë vjen si shok për investitorët dhe konsumatorët e kompanisë. Shumë e shohin Jonathan Ive si një prej aseteve më të rëndësishme të Apple.

Nuk do të ketë një zëvendësim të menjëhershëm të Jonathan Ive si shef i dizajnit të cilin e ka mbajtur prej 2015-ës. Alan Dye dhe Evans Hankey do të drejtojnë dizajnin industrial nën varësinë e COO Jeff Williams.

Shumë pak dihet për planet ambicioze të Jonathan Ive dhe kompanisë së tij LoveFrom. Ai ka drejtuar ekipin e dizajnit që prej 1996-ës.

Ai ka dhënë kontributin e tij edhe në ndërtimin e kampusit në formë anije hapësinore të Apple. Që kur ju bashkua kompanisë Ive kishte ndërtuar një lidhje të afërt me bashkëthemeluesin e Apple Steve Jobs.

Një prej produkteve të para që ai dizajnoi ishte iMac i 1998. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google lançon "Modalitetin Konfidencial" për përdoruesit e Gmail

Lajmet e fundit>