Biznes

Njeriu që bashkëthemeloi kriptomonedhën e Facebook largohet nga kompania

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Dhjetor 2021
Dy vitet e fundit ai u përpoq që të sillte në jetë Novi, portofolin e kriptomonedhave të kompanisë. Njeriu që bashkëthemeloi kriptomonedhën e Facebook largohet nga kompania

David Marcus, një ekzekutiv prej vitesh pranë Facebook i cili ka udhëhequr planet e rrjetit social për krijimin e një kriptomondhe do të largohet nga kompania.

Në një postim në Facebook ai tha se do të largohej nga kompania në fund të 2021. Ish ekzekutivi i PayPal ju bashkua Facebook në 2014-ën kur drejtoi operacionet e Messenger për 4 vite përpara e të zhvendosej në divizionin e blockchain të rrjetit social.

Që atëherë ai ka drejtuar planet e Meta për një kriptomonedhë si dhe produktet e tjera të pagesave si Facebook Pay. Dy vitet e fundit ai u përpoq që të sillte në jetë Novi, portofolin e kriptomonedhave të kompanisë.

Një testim i portofolit filloi por që i mungonte mbështetja për Diem, kriptomonedhën që më parë njihet si Libra dhe Marcus bashkëthemeloi. Ai projekti cili sot është i pavarur nga Meta, është shtyrë vazhdimisht për shkak të presionit nga vende të ndryshme të botës. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Më pak përmbajtje politike për përdoruesit e Facebook