Vëzhgim

Njësia argëtuese Zune, përshëndetet prej tregut

Publikuar , 15 Mars 2011
0
Njësia argëtuese Zune, përshëndetet prej tregut

Edhe pse kjo kompani ka hedhur poshtë mundësitë për të komentuar ndonjë gjë në këtë drejtim, Bloomberg ka cituar një zyrtarë të kësaj pajisje që ka thënë se “Microsoft do të vazhdojë të ofrojë përkrahje të plotë për pajisjet në Amerikën Verirore”.

Zune është lansuar në nëntor të vitit 2006 dhe me shpresën e vetme për të qenë konkurrent shumë më i fuqishëm sesa Apple iPod, në këtë treg të argëtimit. Por shitjet asnjëherë nuk iu afruan as për së afërmi niveleve të njësisë më të shitur të Apple.

Në vitin 2009, Microsoft vendosi që të ndajë ekipin e Zune në divizion të harduerit dhe softuerit, dhe tentoi të shtyjë zhvilluesit që të jenë përkrahës të kësaj platforme. Por as kjo nuk funksionoi. Zune Marketplace edhe sot vazhdon të jetë pak atraktiv jashtë Amerikës Veriore.

Sipas Bloomberg, Microsoft do të vazhdojë të sjellë veçori të Zune në Windows Phone 7 dhe Zune Desktop softuer në Windows. Microsoft Zune Pass vazhdon të jetë një mënyrë ekonomike për të transmetuar dhe për të pasur qasje në një bashkësi të gjerë të muzikës, por fakti se ajo funksionon vetëm në pajisje me Windows e rrënon potencialin e saj si konkurrentë të vërtetë për iTunes.

Zune në fakt asnjëherë nuk ka qenë MP3 Player i keq. Dështimi ka qëndruar në faktin se produkti asnjëherë nuk ka arritur të menaxhojë situatën që të dallojë vetën si më i mirë apo më i lirë se iPod. Vet kërkesa e funksionimit vetëm për Windows ka kufizuar gjërat. Për këtë arsye ne nuk besojmë se përdoruesit do të mërziten shumë pse po largohet kjo pajisje prej tregu. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>