Vëzhgim

Njësia kompjuterike kuantike paralajmëron një të ardhme të fuqishme

Publikuar , 22 Mars 2011
0
Njësia kompjuterike kuantike paralajmëron një të ardhme të fuqishme

Sipas asaj që është demonstruar kompjuteri përdorë “gjendje kuantike” të materies për të performuar kalkulime në një mënyrë që, nëse përshkallëzohet, mund të tejkalojë dukshëm performancën e kompjuterëve të zakonshëm.

Çipat me dimensione prej 6 me 6 centimetër kanë nëntë njësi kuantike, dhe në mesin e tyre edhe katër “bit kuantik” që bëjnë kalkulimet. Ekipi prapa projektit ka theksuar se avancimi në 10 qubit do të duhej të jetë e mundur gjatë këtij viti.

Për dallim prej numrave 1 dhe 0 në kompjuterët digjital, kompjuterët kuantik mund futen një fushë që njihet edhe si superpozicionet – një gjendje e materies që mendohet se mund të jetë edhe në 1 edhe në 0 në të njëjtën kohë. Me një fjalë kompjuterët kuantik kanë një aftësi për të bërë kalkulime në të gjitha gjendjet e superpozicioneve në të njëjtën kohë. Me një bit kuantik apo qubit, dallimi nuk është aq i madh, por efekti rritet po aq rapid sa ritet numri i qubit-ve.

Zgjidhja që u prezantua në takimin e Shoqërisë Fizike Amerikane është prezantuar në formë të një arkitekture të emëruar si RezQu. Ajo paraqet planet për një kompjuter kuantik dhe disa prezantime të bëra në konferencë kanë treguar edhe më në detaje sesi do të mund të shfrytëzohet ajo.

RezQu pritet të bëhet një kandidat i mirë për qarqe më komplekse që do të formonin ashtu si duhet një kompjuter kuantik. “Ka arkitektura konkurruese siç janë kurthet e joneve me laser, por kompkeksiteti këtu është se ju duhet të keni një dhomë të madhe me njerëz me titull PhD vetëm për të vënë në funksion laserët” tha Erik Lucero nga Universiteti i Kalifornisë, për BBC.  “Ka premtime për të treguar sesi mund të shkallëzohet kjo arkitekturë dhe ne kemi krijuar elektronika të veçanta të bazuara në një teknologji të celularëve që ka ulur deri diku kostot” shtoi ai. “Ne jemi afër paraqitjes së një procesori kuantik dhe me vite të tëra njerëzit kanë kërkuar ide rreth kësaj çështjeje, dhe gjersa po i afrohemi atij, debati se çfarë të bëjmë me të po rritet”. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Facebook po teston një buton 'Create' për reklama, ngjarje dhe mbledhje fondesh

Lajmet e fundit>