Lajmet

Njihuni me dizajnin e ri të Gmail

Apr 13 2018
0 Shpërndarje
Të gjithë butonët me tekst janë zëvendësuar nga ikona dhe ndërfaqja është shumë më e pastër. Njihuni me dizajnin e ri të Gmail

Ditën e djeshme Google informoi konsumatorët e G Suite se një Gmail i ri po vinte së shpejti.

Megjithatë mediat e as përdoruesit nuk mund të prisnin aq gjatë për të mësuar pamjen e re të një prej postave elektronike më të përdorura në botë.

TechCrunch dhe The Verge publikuan disa imazhe të ndërfaqes e cila bart emrin e koduar “Chaim.”

Gmail i ri është një hibrid mes ndërfaqes të vetë shërbimit dhe aplikacionit Inbox. Me fjalë të tjera duket si një produkt i cili ka kaluar nëpër trajtimin e Dizajnit Material dhe përdoruesit Android i njohin mjaft mirë këto ngjyra.

Të gjithë butonët me tekst janë zëvendësuar nga ikona dhe ndërfaqja është shumë më e pastër.

Gjithashtu vihen re disa funksione të reja të përmendura nga Google. Përdoruesit mund të shtyjnë për më vonë leximin e e-mail-eve për afat kohore ditore, javore apo në një datë specifike.

Me çdo e-mail të ri, Gmail do të sugjerojë përgjigje “inteligjente”. Së fundi por edhe pjesa më interesante, është një hapësirë në anën e djathtë të ekranit e cila do të zihet nga widget të aplikacioneve të tjera. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>