Lajmet

Njihuni me 5 karakteristika emocionuese të WhatsApp që do të vijnë së shpejti

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Korrik 2019
0
Njihuni me 5 karakteristika emocionuese të WhatsApp që do të vijnë së shpejti

Fansat e Whatsapp janë me fat pasi disa karakteristika emocionuese do të vijnë në platformën e mesazhimit.

Më poshtë do të përmendim karakteristikat që parashikohen të vijnë, të cilat do të ndryshojnë eksperiencën tuaj në WhatsApp për mirë.

Shpërndarja e statusit nga WhatsApp në Facebook

Përdoruesit beta të aplikacionit WhatsApp tani mund të postojnë statusin e tyre të WhatsAppit në Facebook Story vetëm me një buton.

WhatsApp beta është një version i aplikacionit të mesazhimit të cilin përdoruesit mund ta shkarkojnë nëse duan të testojnë përditësimet më të fundit që kompania po gjykon nëse do ti vendosë në versionin normal apo jo.

Kjo karakteristikë pritet të vijë për të gjithë përdoruesit në mbarë botën brenda disa muajve të ardhshëm.

Statuset e WhatsApp ju lejojnë juve të shpërndani tekste, foto, video dhe GIFe që zhduken pas 24 orësh. Funksionojnë në të njëjtën mënyrë si Story-t në Snapchat ose Facebook.

Vërtetimi me anë të shenjave të gishtave

Karakteristika e re që do të marrë WhatsApp do të rrisë nivelin e sigurisë. Do të jetë fillimisht e disponueshme në Android, dhe mund të krijohet përmes cilësimeve të privatësisë në aplikacion.

Megjithatë, përdoruesit e iPhone apo smartfonëve të tjerë, të cilët nuk kanë skaner të shenjave të gishtave nuk do të marrin këtë përditësim.

Është e mundur që si ndihmë për këto përdorues të vijë karakteristika e FaceID.

Renditja e kontakteve

Është e lehtë që të humbasësh në një det me biseda WhatsAppi, por kjo karakteristikë e re do t’ju ndihmojë të mbani personat që ju pëlqen të flisni në krye të aplikacionit.

Kjo do të ndihmojë përdoruesit të shmangin humbjen e bisedave.

LEXO EDHE:  Ndërprerja e madhe e Facebook, Instagram dhe WhatsApp dy ditë më parë zbuloi një të vërtetë të frikshme

Karakteristika do të funksionojë automatikisht, pasi aplikacioni mund të njohë personat me të cilët ndërveproni më tepër.

Modaliteti i errët

Blogu WABetaInfo i fokusuar në WhatsApp, konstatoi kohët e fundit se modaliteti i errët është shfaqur në versionin beta të aplikacionit në telefonat Android.

Ky përditësim pritet të përmirësojë eksperiencën e përdoruesve dhe të reduktojë konsumin e baterisë.

Në Dark Mode, WhatsApp ka një sfond të errët dhe tekst të bardhë.

Modaliteti QR

Kjo karakteristikë është shfaqur tashmë në aplikacionet e tjera të mesazhimit, si Snapchat, dhe ju lejon të shtoni kontaktet e WhatsApp vetëm duke skanuar një kod QR nga telefoni i tyre.

Çdo përdorues do të marrë një kod unik.

Si të merrni WhatsApp beta?

Për të shkarkuar WhatsApp beta për smartfonin tuaj ju duhet të shkoni në Google Play në Androidin tuaj dhe të kërkoni për WhatsApp.

Uleni faqen derisa të shihni “Bëhu Testues Beta”.

Shtypni butonin “Pranoj” dhe më pas klikoni “Bashkohu” për të konfirmuar.

Gjithçka që ju duhet të bëni tani është të prisni për përditësimin tek versioni beta i aplikacionit.

Shkarkimi i WhatsApp beta në iOS është një proces më i vështirë dhe riskoz, prandaj nuk rekomandohet. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>