Lajmet

Njihuni me aplikacionin e ri Outlook për Windows

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Maj 2022
E thënë thjeshtë ueb aplikacioni i Outlook është konvertuar në një aplikacion desktop. Njihuni me aplikacionin e ri Outlook për Windows

Microsoft prezantoi versionin beta të Outlook për Windows ku klienti deskotp do të bëhet shumë i ngjashëm me versionin në ueb. Ndërsa imazhet dhe dizajni i aplikacionit janë publikuar prej kohësh online, lajmi i Microsoft jap mundësinë të provojmë funksionalitetet që mund të presim.

Përveç dizajnit të përditësuar, Outlook do të marrë edhe disa funksionalitete të reja, fillimisht do të integrohet Loop, sistemi i Microsoft për anketa, lista detyrash e shumë të tjera nga Office.

Gjithashtu është ndërtuar një sistem i ri për të bashkëngjitur skedarët. Nëse keni diçka të ngarkuar në cloud, mjafton të shtypni simbolin @ dhe më pas emërtimin e skedarit. Gjatë kohës që shkruani skedarët shfaqen live.

Microsoft ka shtuar edhe disa funksionalitete kalendari dhe to-do. Disa janë të thjeshta si mundësia për të ngjitur e-mail-et në krye të postes që do të thotë se ato qëndrojnë aty derisa ti hiqni vetë. Nga ana tjetër përdoruesit mund të klikojnë dhe tërheqin e-mail-et në një listë to-do ose si evente kalendarike.

Ndërsa të gjitha këto funksionalitete nuk përbëjnë risi në vetvete, ato janë të reja për klientin desktop. E thënë thjeshtë ueb aplikacioni i Outlook është konvertuar në një aplikacion desktop.

Për ta provuar regjistrohuni i insider dhe hyn në kanalin beta: https://insider.office.com/en-us/join/windows

LEXO EDHE:  Microsoft integron Spotify në Windows 11