Harduer

Njihuni me asistenten shëndetit dhe orën inteligjente inovative krijuar nga një ekip Shqiptarësh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Qershor 2019
0
Zana, asistentja me inteligjencë artificiale e cila e cila ndihmon në monitorimin dhe konsultimin e pacientëve duke lehtësuar trajtimin e tyre Njihuni me asistenten shëndetit dhe orën inteligjente inovative krijuar nga një ekip Shqiptarësh

Zana, asistentja me inteligjencë artificiale e cila e cila ndihmon në monitorimin dhe konsultimin e pacientëve duke lehtësuar trajtimin e tyre, mbërriti në formën e versionit të parë të aplikacionit në Android.

Aplikacioni ka emrin e koduar Sabiha. Ky emër u përzgjodh për të nderuar kujtimin e studiueses së parë grua në Shqipëri, Sabiha Kasimati, një intelektuale dhe kundershtuese e regjimit komunist ne Shqipëri. Sabiha Kasimati ishte biologe marine.

Krahas aplikacionit në Android, ekipi i Zana udhëhequr nga bashkëthemeluesit Julia Hoxha e cila triumfoi në kategorinë Femra në ICT në edicionin e 7-të të ICT Awards dhe Armand Brahaj, solli në treg edhe orën inteligjente Zana Seria 1.

Kjo orë mund të blihet përmes uebsajtit Zana.com dhe së shpejti nga GjirafaMall. Ajo do të ofrohet me 50% zbritje për të gjithë ata që përdorin kodin promocional 8A0E0B45.

Me këtë orë përdoruesit mund të masin aktivitetin e tyre fizik gjatë ditës, të gjurmojnë gjumin, të masin pulsin, sasinë e oksigjenit në gjak dhe tensionin e gjakut.

Ora ka ekran 1.3-inç me prekje dhe është rezistent ndaj ujit. Ajo ka një konsum të ulët energjie dhe me një karikim prej 1 ore mund të përdoret për 10 ditë me radhë.

Përmes aplikacionit Zana mund të realizojë edhe një EKG të gradës mjekësore me të dhënat të cilat ruhen lokalisht apo në një server qendror dhe më pas të ndahen me mjekun.

Një person i cili vuan nga një sëmundje kronike ose ka dalë nga spitali pas një operacioni mund të instaloje Zana në celular për të pasur një monitorim të vazhdueshëm të parametrave të shëndetit, të cilat i dërgohen vazhdimisht mjekut.

LEXO EDHE:  Të Marten zbulohen fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards

Për të mbledhur këto parametra, pacienti pajiset me një orë inteligjente si dhe, në rastin e pacientëve kardiakë, me një monitor të vogël EKG (elektrokardiogram) që mund ta përdorë në shtëpi në çdo kohë.

Ideja për Zana lindi në 2014 fillimisht si një nevojë për të përmirësuar kërkimin e informacioneve shëndetësore në Internet. Pas Zana qëndron një ekip ekspertesh nga fusha te ndryshme, si inxhinierë softuer, zhvillues biznesi, dhe mjekë.

Në sfond, Zana lexon nëpërmjet pajisjeve të tjera informacione mbi shëndetin tuaj.

Projekti Zana mori edhe një financim prestigjioz EXIST Startup Grant nga qeveria Gjermane, në mbështetje të kërkuesve shkencorë që duan të transferojnë punën e tyre në një produkt biznesi në treg.

Julia Hoxha u shpall fituese në mbrëmjen Gala të edicionit të 7-të të ICT Awards. Në kategorinë Femra në ICT ajo konkurroi me Blerta Thaqi me projektin Tech4Policy dhe Ines Bula me projektin Ndërtimi i Robotëve nga mbetjet mekatronike-Robot from Scrap ku u shpall edhe fituese.

Lidhur me kurorëzimin si Femra në ICT në edicionin e 7-të të Albanian ICT Awards ajo tha se ky çmim e inkurajon dhe motivon të punojë më fort për të avancuar teknologjinë në të mirë të shoqërisë si dhe mbi të gjitha për të lartësuar emrin Made in Albania.

Aplikacioni Android i Zana mund të shkarkohet në këtë lidhje. Ndërsa për informacione më të detajuara rreth orës inteligjente mund të vizitoni këtë lidhje.

Ora Zana Healthwatch kushton 89 euro dhe mund të përzgjidhni nga katër modele ngjyrash: zezë, kuqe, blu dhe rozë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>