Harduer

Njihuni me disa detaje rreth smartfonit të ardhshëm Nexus 6

Publikuar , 25 Prill 2014
0
Njihuni me disa detaje rreth smartfonit të ardhshëm Nexus 6

google-nexus-tablet-price-99Nexus 5 ka qenë një prej produkteve më të përshtatshme të ofruara gjatë 2013-ës dhe mesa duket Google ka në plan të ofrojë një smartfon të ri ekonomik që në vazhdimësi do mund të konsiderohet si më i përshtatshmi. Sipas një prej raportimeve më të fundit të Taiwan’s Economic Daily News, Google do të përdorë një proçesor Media tek 64-bit për smartfonin e ardhshëm Nexus që shpesh i referohen si “Nexus 6”.

Në qoftë se ky raportim është i saktë, atëherë Nexus-i i ardhshëm do të disponojë një proçesor me 4 bërthama 64-bit MT6732 (1.5 GHz) ose një proçesor me 8 bërthama MT6752 SoC me frekuencë 2.0GHz. Secili prej tyre është shumë i fuqishëm për një pajisje që supozohet të jetë ekonomike.

Për ata që nuk kanë shumë njohuri në këtë drejtim, çipet me më tepër bite mund të përballojnë më tepër memorie. Kjo do të thotë se një çip 32-bit është dizajnuar për të përballuar adresa memorie deri në 32 bit, ndërsa një çip 64-bit është dizajnuar për të përballuar adresa deri në 64 bit.

Me përmirësimin e mëtejshëm të harduerëve ky parametër do të bëhet gjithnjë edhe më i rëndësishëm dhe me kalimin e kohës do të vëmë re së në treg do të lançohen pajisje me 4 GB RAM. Me lançimin e ardhshëm të Android në fund të këtij viti, pritet që Google të shtojë suportin për çipet 64- bit. Ndërkohë, Apple ka qenë kompania e parë që ka hedhur në treg një smartfon me procesor 64-bit (iPhone 5s). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kënga e Justin Bieber nuk është më videoja më e papëlqyer në YouTube

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>