Lajmet

Njihuni me disa imazhe të përditësimit të Windows 8.1

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Njihuni me disa imazhe të përditësimit të Windows 8.1

windows81-start-screenPërditësimi i Windows 8.1 vjen javën tjetër më datë 8 prill, por Microsoft-i na ka lejuar që të kemi disa imazhe për të krijuar një mendim më të qartë se çfarë do të sjellë përditësimi. Ajo që është e qartë është se Microsoft-i po i dëgjon kërkesat (dhe ankesat) e përdoruesve, sidomos të atyre nga desktopi, dhe po bën një sërë ndryshimesh për ta bërë Windows më lehtë të kontrollueshëm me mouse dhe tastirë. Gjithsesi, për më tepër, le të shohim fotot më poshtë.

Kërkim më intuitiv në përditësim vjen në një tabelë në anën e djathtë lart të ekranit, jo më duke zënë të gjithë ekranin si më parë. Gjithashtu tashmë aplikacionet renditen sipas termit të kërkimit e gjithashtu është edhe opsioni që mund të shkarkohen nga aty. Suporti i mousit për aplikacionet në full screen është shtuar gjithashtu, duke vendosur butonin X në cepin lart djathtas për ta mbyllur aplikacionin, në vend të rrëshqitjes nga lart që ishte më parë.

Tashmë edhe mund të klikohet me butonin e djathtë të mousit në menunë Start. Me anë të klikimit me të djathtën, ju mund të riorganizoni Live Tiles, ndryshoni përmasat, etj. Kjo i jep më shumë kontroll në organizim përdoruesve me mouse dhe tastierë. Përditësimi ka shtuar edhe një zonë në pjesën e sipërme të menusë Start ku përdoruesit kanë akses më të shpejtë në butonat e fikjes, restart dhe Sleep. Përdoruesit me mouse nuk kanë pse të kërkojnë në cepat aktivë por është më e lehtë tani. Për të eliminuar ndarjen mes desktopit dhe ekranit start, Microsoft ka bërë të mundur që përdoruesit të mund të kenë akses më të shpejtë në aplikacionet full screen duke i pasur gjithmonë në shiritin e apikacioneve në të gjitha ekranet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft ka një ide brilante sesi tu marrë më shumë para përdoruesve të Office

Lajmet e fundit>