Harduer

Njihuni me dizajnin e OnePlus 7T

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shtator 2019
0
CEO i OnePlus Pete Lau postoi një foto të OnePlus në forumin e kompanisë dhe është po ai telefon i premtuar nga insajderët me një kamër të pasme vendosur në një modul rrethor përbërë prej 3 sensorësh. Njihuni me dizajnin e OnePlus 7T

Nëse nuk i mund dot insajderët, pse të mos u bashkohesh. Këtë rrugë ka zgjedhur OnePlus ndërsa publikoi foton e parë të flagshipit të ardhshëm OnePlus 7T përpara se insajderët e industrisë ta bëjnë.

CEO i OnePlus Pete Lau postoi një foto të OnePlus në forumin e kompanisë dhe është po ai telefon i premtuar nga insajderët me një kamër të pasme vendosur në një modul rrethor përbërë prej 3 sensorësh.

Gjithashtu me këtë telefon vjen ngjyra e re blu. Tre kamerat kanë sensorë 16-megapiksel 17mm super të gjerë me fushëpamje 117 gradëshe, 48-megapiksel 26mm me kënd të gjerë dhe një sensor 12-megapiksel 51mm telefoto dhe zmadhim optik 2x.

Në brendësi të telefonit do të jenë një procesor Snapdragon 855 dhe ekran 90Hz që OnePlus do ta ofrojë për të dy modelet.

Postimi i Lau nuk tregon pamjen frontale të telefonit prandaj nuk e dimë se çfarë “notch” do të ketë telefoni apo do të zgjedhë dizajnin pop-up të OnePlus 7 për të reduktuar kornizën ekranit. Më shumë rreth telefonëve do të mësojmë më 26 Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus TV quhet televizori që OnePlus do të debutojë së shpejti

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>