Harduer

Njihuni me dizajnin e OnePlus 8T përpara debutimit

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Tetor 2020
0
Ngjyra e blertë e trashëguar nga modelet flagship të vitit do të mbetet. OnePlus do të prezantojë zyrtarisht 8T më 14 Tetor. Njihuni me dizajnin e OnePlus 8T përpara debutimit

Në një video të publikuar ditën e sotme, OnePlus ka zbuluar dizajnin e plotë të OnePlus 8T përpara debutimit zyrtar.

Dizajni i OnePlus 8T është shumë ndryshe nga paraardhësi OnePlus 8. Kështu kompania ka vendosur që të largohet nga moduli qendror i kamerës për një modul të vendosur në cepin e majtë lart.

Është një surprizë sepse OnePlus ka përdorur dizajnin e kamerave qendrore prej disa vitesh. Në pamje të parë OnePlus 8T është shumë i ngjashëm me modelin me kosto të përballueshëm OnePlus Nord.

Ngjyra e blertë e trashëguar nga modelet flagship të vitit do të mbetet. OnePlus do të prezantojë zyrtarisht 8T më 14 Tetor.

Telefoni është konfirmuar me karikues të shpejtë 65W, një sensor i ri kamera, ekran 120Hz të rrafshët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pandemia e koronavirusit shndërroi një startup në një minierë ari të Luginës së Silikonit