Harduer

Njihuni me dollapin inovativ AirDresser të Samsung

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shtator 2019
0
Krahas AirDresser, Samsung prezantoi fshirësen e dyshemesë PowerStick Jet si dhe bufenë Air Hangers për pastrimin e ajrit. Njihuni me dollapin inovativ AirDresser të Samsung

Samsung nisi IFA e këtij viti duke prezantuar disa elektroshtëpiake të cilat janë më inteligjente se kurrë më parë.

Këto pajisje do të shiten vetëm në Evropë, megjithatë një prej tyre, Samsung AirDresser mund të shtrihet në audienca më të gjëra.

AirDresser është një dollap inovativ ku mund të varni këmishët, pantallonat, pulovrat dhe rrobat delikate në brendësi për ti pastruar përmes ngrohjes dhe avujve.

Samsung AirDresser vjen për të fituar Whirpool Swash i prezantuar në 2014-ën për 500 dollarë dhe LG Styler i cili debutoi vitin e kaluar dhe kushton 1999 dollarë.

Njihuni me Samsung AirDresser dhe PowerStick Jet për pastrimin e rrobave dhe shtëpisë

Njihuni me Samsung AirDresser dhe PowerStick Jet për pastrimin e rrobave dhe shtëpisë

Gepostet von PCWorld Albanian am Donnerstag, 5. September 2019

Samsung nuk dha çmimin e AirDresser por pritet të kushtojë po aq sa Stylur duke pasur në konsideratë dizajnin e tij. Ky produkt është për ata ekzekutivë të cilët shpenzojnë shumë kohë jashtë shtëpisë por edhe për hotelet e biznesit që kanë klientelë të përzgjedhur.

Krahas AirDresser, Samsung prezantoi fshirësen e dyshemesë PowerStick Jet si dhe bufenë Air Hangers për pastrimin e ajrit.

Samsung nuk dha detaje të shumta rreth pajisjeve por janë një shembull i qartë i vizionit të kompanisë për shtëpinë inteligjente të së ardhmes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Për 10 vite robotët do të zënë më shumë se 20 milion vende pune

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>