Harduer

Njihuni me flagshipin e parë të 2022 OnePlus 10

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Janar 2022
Spekulimet prej kohësh kanë folur për një ekran 6.7-inç me frekuencë të lartë rifreskimi dhe normalisht procesorin më të fundit të Qualcomm, Snapdragon 8 Gen 1. Njihuni me flagshipin e parë të 2022 OnePlus 10

Do të jetë smartfoni i parë flagship i 2022, dhe bëhet fjalë për OnePlus 10 fotot të cilit u publikuan ditën e djeshme nga vetë kompania.

OnePlus postoi një foto të OnePlus 10 Pro 5G ku bie në sy dizajni ndryshe i kamerave të pasme ku kombinohen tre sensorë së bashku me një element të katërt i cili nuk është i qartë çfarë përfaqëson ende.

Spekulimet prej kohësh kanë folur për një ekran 6.7-inç me frekuencë të lartë rifreskimi dhe normalisht procesorin më të fundit të Qualcomm, Snapdragon 8 Gen 1.

Sfida e madhe e OnePlus është balancimi i çmimit, specifikave dhe funksionaliteteve në mënyrë që të konkurrojë efektivisht me modelet e rangut të lartë Apple dhe Samsung.

OnePlus 10 Pro debuton fillimisht në Kinë më 11 Janar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus 10 vjen në Evropë dhe SHBA tre muaj pas Kinës

Tags >

OnePlus