Lajmet

Njihuni me funksionet e çuditshme të iOS 14

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Qershor 2020
0
ërdoruesit kanë zbuluar se me iOS 14 ata mund të performojnë veprime duke prekur pas telefonit si prekje e dyfishtë apo trefishtë. Njihuni me funksionet e çuditshme të iOS 14

Njerëzit janë ende duke zbuluar opsionet e reja të iOS 14. Një prej tyre sa i çuditshëm është edhe aq i papritur. Përdoruesit kanë zbuluar se me iOS 14 ata mund të performojnë veprime duke prekur pas telefonit si prekje e dyfishtë apo trefishtë.

Një prej arsyeve të dizajnimit të këtij funksioni mund të jetë aksesibiliteti dhe të provojë shumë i dobishëm për ata që nuk kanë gishta të gjatë për të arritur çdo funksion në çdo cep të një ekrani masiv.

Tjetër risi është karikimi i përmirësuar i kufjeve wireless me iOS 14. Ashtu si në iPhone dhe iPad, karikimi i përmirësuar do të dërgojë baterinë e AirPods deri në 80% por të presë përpara se të shkojë 100% sipas mënyrë së përdorimit duke parashikuar kur kanë për tu shkëputur nga burimi i energjisë.

Procesi në fjalë mund të rrisë jetëgjatësinë e AirPods.

Risitë nuk mbarojnë këtu. Një tjetër funksion aksesibiliteti është ai ku iPhone identifikon disa tinguj të cilat mund të kërkojnë vëmendjen e përdoruesve dhe ti njoftojë ata si përshembull një fëmijë që qan apo një alarm tymi.

Së fundi me iOS 14 përdoruesit mund të kufizojnë shikueshmërinë e disa fotove në aplikacionin Photos. Me shumë gjasa deri në finalizim sistemi operativ do të pasurohet me më shumë funksione, dhe ajo që ka rëndësi është se Apple po fokusohet tek praktikaliteti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Papa Françesku bën thirrje që njerëzit të lënë telefonët dhe të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin