Harduer

Njihuni me inovacionin më të fundit në teknologjinë e ekraneve të prezantuar nga Samsung

Publikuar , 20 Prill 2014
0
Njihuni me inovacionin më të fundit në teknologjinë e ekraneve të prezantuar nga Samsung

samsung-storePavarësisht se në fushën e smartfonëve Samsung kritikohet shpesh për kopjim, kur bëhet fjalë për ekranet mund të themi se kompania zhvillon vazhdimisht teknologji inovative. Së fundmi, Samsung ka regjistruar një patentë për një teknologji të re për ekrane transparentë që mund të përdoren për të shtuar imazhe dixhitale në botën reale duke zbehur kështu ndryshimin që ekziston midis realitetit virtual dhe atij fizik.

E veçanta e kësaj teknologjie qëndron në aftësinë për të gjurmuar vendndodhjen e përdoruesit në mënyrë që imazhi të përshtatet saktësisht. Në qoftë se do të përballeshit me një vitrinë dyqani të pajisur me ekranet transparente të Samsung-ut, atëherë do mund t’a shihnit atë nga kënde të ndryshme, njëlloj sikur të ishte një vitrinë reale.

Sipas Patent Shot, në qoftë se kjo teknologji hidhet në treg do të jetë e mundur të aplikohet në fusha të ndryshme si për shembull në dyqanet e veshjeve ku njerëzit mund të vendosin një manekin të zhveshur në vitrinë dhe mund t’a veshin atë duke mbivendosur një veshje imagjinare. Ka mundësi që këto tipe ekranesh mund të jenë të aftë të identifikojnë stilin e veshjes së njerëzve që po kalojnë aty pranë dhe mund të ndryshojnë veshjen virtuale të manekinit në varësi të shijes së tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Prototipe të iPhone po përdoren për të thyer sigurinë e telefonëve të Apple

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>