Analiza

Njihuni me kompaninë që fshihet pas orës inteligjente të HP

Publikuar , 03 Dhjetor 2014
0
Njihuni me kompaninë që fshihet pas orës inteligjente të HP

hp-michael-bastian.0.0Më herët gjatë këtij viti, kompania HP lançoi papritur një orë inteligjente të dizenjuar nga Michael Bastian. Chronowing nuk ka fuqinë e një pajisje të tillë Android, por gjithsesi ajo mund të menaxhojë njoftimet nga smartfoni dhe ka pamjen e një ore tradicionale. Së fundmi është zbuluar se nuk është kompania HP ajo që ka ndërtuar këtë orë.

Burime të sigurta kanë konfirmuar se prodhuesi i kësaj ore është Meta, një kompani e cila ka lançuar dhe orë të tjera inteligjente nën markën e saj. Kryesisht ora Chronowing është dizenjuar nga Frank Nuovo. Si Chronowing i lançuar nga HP dhe M1 nga Meta kanë disa detaje të njëjta që e vërtetojnë hipotezën se të dyja orët janë produkt i kompanisë Meta. Edhe pse ato përdorin aplikacione të ndryshme janë tepër të ngjashme. HP nuk pritet të jetë një shitës i suksesshëm në këtë treg, por për Meta nuk mund të themi të njëjtën gjë. Meta është tepër e njohur për orët e saj Fossil që zënë një pjesë të madhe në tregun e aksesorëve luksoz. Kjo kompania gjithashtu ka me qindra produkte të tjera nën markat si Michael Kors, Diesel, Burberry, Armani etj.

Në sajë të produkteve të reja që sjell në treg, Meta tashmë mund të futet në treg me markën e saj, si në atë tradicional të orëve dhe në atë luksoz. Produkti i saj Fossil ka shënuar shitje rekord por ekspertët kanë parashikuar se në 2015 këto shitje do të pësojnë ulje me ardhjen në treg të Apple Watch. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

Lajmet e fundit>