Analiza

Njihuni me kompanitë që ofrojnë pagesën më të lartë për programuesit në SHBA

Publikuar , 19 Tetor 2013
0
Njihuni me kompanitë që ofrojnë pagesën më të lartë për programuesit në SHBA

pagesa programeraÇfarë profesioni luksoz mund të jetë kodimi: sipas një sondazhi të fundit, inxhinierët softuerikë më të paguar me një pagë vjetore prej 160,000 dollarësh, punojnë në Juniper Networks.

Juniper, është një prodhues i pajisjeve për rrjeta kompjuterike që garon me Cisco Systems, zuri vendin e parë në mesin e 25 ndërmarrjeve që paguajnë më së tepërmi për inxhinierët softuerikë, sipas vëzhgimeve të bëra nga faqja Glassdoor.

Inxhinierët softuerikë në Juniper kanë një pagesë mesatare vjetore bazë prej 159,990 $, shumë më lart se sa pagesa mesatare për zhvilluesit softuerikë, për të cilët është 92,790 $, tha Glassdoor. Ata ndiqen nga pas nga zhvilluesit në LinkedIn, me një pagë mesatare vjetore prej 136,427 $; Yahoo me 130,312 dollarë; Google prej 127,143 dollarë; dhe Twitter me 124,863 dollarë.

Facebook po ashtu ishte në listë, por ka vetëm pozicionin e nëntë, me 121,507 dollarë. Një ndërmarrje tjetër e ka tejkaluar atë: Walmar, me një pagesë vjetore për punëtorë prej 122,110 dollarë. Ndërmarrja që e përmbyll listën e top 25 ndërmarrjeve me pagesat më të larta për zhvillues është Qualcomm, me pagesën prej 101,04 dollarë në vit.

Glassdor thotë që lista nuk ka marrë parasysh faktorët shtesë që kanë ndikim në pagesat shtesë. Ndërmarrja për radhitje mori raporte për të paktën 50 pagesa të inxhinierëve softuerikë gjatë 12 muajve të fundit.

Të dhënat e Glassdoor erdhën nga dy burime: punëtorë individualë të cilët tregojnë në faqe për pagesën dhe bazat e të dhënave që janë në dispozicion në shkallë kombëtare, tha një zëdhënëse, MaryJo Fitzgerald.

Vlerësimi nuk u bë vetëm për ndërmarrjet me përqendrim në teknologji , por lista ishte përgatitur duke përdorur të gjitha raportet për pagesat e inxhinierëve softuerikë. Kjo është arsyeja pse Walmart ishte në listë në vendin e tetë.

LEXO EDHE:  18 vjeçari kërkon 1 miliardë dollarë nga Apple sepse ishte arrestuar në mënyrë të padrejtë

Ndërmarrja “garon për top inxhinierët softuerikë për të ofruar një përmbajtje të shkëlqyer të blerjeve online për praninë e vet në komercializëm elektronik,” tha Fitzgerald. (PCWorld Albanian)

25 companit

Tags >

programim
Lajmet e fundit>