Harduer

Njihuni me laptopët e kuq luksozë nga Sony

Publikuar , 09 Gusht 2013
0
Njihuni me laptopët e kuq luksozë nga Sony

Sony po paraqet një version luksoz të laptopëve të vet Vaio të quajtur Red Edition dhe pajisjet janë saktësisht ashtu siç i përshkruan etiketa.

Çdo Vaio Red Edition, që përfshin modelet Duo, Pro dhe Fit – është me ngjyrë të kuqe dhe është më tepër se sa vetëm një shtresë me ngjyrë.

Për ta marrë këtë lloj të përfundimit me ngjyrë, Sony përdori shumë teknika të ngjyrosjes për materiale të ndryshme, duke përfshirë fibra karboni dhe alumini dhe ka mbështjell laptopin me shumë shtresa. Në fund, çdo Red Edition i ishte nënshtruar një shtresimi ultraviolet mbrojtës për t’i dhënë një ndriçim shkëlqyes.

Çdo pajsije ka procesorin Core i7 të gjeneratës së katërt të Intel-it (“Haswell”) dhe ata të gjithë kanë ekranet me HD të plotë (1,920 x ,1080 piksellë). Fit ka jo më pak se 12 GB Ram (8 GB në dy të tjerët).

Disqet e fortë të Duo dhe Pro kanë 512 GB hapësirë (256 në Fit) dhe Duo lidhet me PCIe për funksionim edhe më të shpejtë. Çdo model Vaio ka stilin e vet të joshjes: Duo është një hibrid i synuar për profesionistët kreativë, duke transformuar nga tableti në laptop me një ekran në një kënd të caktuar që është përshtatur për vizatim në ekranin e ndjeshëm për prekje.

Vaio Pro 13 është thënë të jetë Ultrabook më i hollë prej 13.3 inç në treg që përfshin një ekran të ndjeshëm në prekje. Vaio Fit 15 përfshin një disk optik që mund të shkruajë në disqet Blu-ray.

Të gjithë laptopët Vaio Red Edition kanë tastiera shkodi dhe përfshijnë NFC për çiftëzim në çast me një smartfon që ka NFC. Këta laptopë janë në dispozicion , me çmimet mjaft të larta. Duo 13 kushton 3,000 dollarë, Pro 13 është 2,600 dollarë dhe Fit 15 është 2,000 dollarë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  PlayStation 4 bëhet konsola e dytë më e shitur në histori

sony-viao-red-group

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>