Lajmet

Njihuni me Libra, kriptomonedhën e shumëpritur të Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Qershor 2019
0
Facebook thotë se softueri i cili bën të mundur implementimin e blockchainit të Libra është open-source dhe i shërben një ekosistemi shërbimesh financiare të ndërveprueshme duke zgjeruar përfshirjen e aktorëve dhe investitorëve. Njihuni me Libra, kriptomonedhën e shumëpritur të Facebook

Gjiganti i medias sociale Facebook publikoi ditën e sotme letrën e bardhë të kriptomonedhës së shumëpritur dhe projektit financiar bazuar në blockchain.

Sipas letrës së bardhë, kriptomonedha e Facebook e quajtur “Libra” do të operojë në blockchainin Libra dhe të mbështetet tek një rezervë asetesh të cilat do ti japin një vlerë të qëndrueshme duke e mbrojtur nga luhatjet.

Këto asete janë depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra të cilat do të mbahen në Rezervën Libra për çdo kriptomonedhë libra që hidhet në qarkullim.

Kriptomonedha e re do të mbikëqyret nga një organizatë jofitimprurëse me seli në Zvicër, “Libra Association” e cila përbëhet nga emra si Mastercard, PayPal, Visa, Stripe, eBay, Coinbase, Andreessen Horowitz dhe Uber si themeluesit e saj.

Facebook shpreson që ka zgjerojë këtë organizatë në 100 anëtarë përpara debutimit të Libra në gjysmën e parë të 2020-ës.

Organizata Libra drejtohet nga Këshilli i Libra Association. Anëtarët e këshillit janë themeluesit ku secili drejton një nyje në rrjet dhe i është kërkuar një investim minimal fillestar prej 10 milionë dollarësh.

Çdo 10 milionësh siguron një votë për entitet në këshill. Facebook gjithashtu prezantoi Libra Invesment Token, një monedhë tjetër krahas asaj të kriptomonedhës Libra e cila mund të blihet dhe të shpërndahet në formë dividendit për themeluesit e organizatës dhe investitorët e akredituar.

Duke qenë se libra teknikisht nuk është e lidhur me një monedhë zyrtare shtetërore, letra e bardhë thotë se përdoruesit jo gjithnjë do të mund të këmbejnë monedhën për një sasi të caktuar parash prej letre edhe pse Facebook pretendon se asetet e rezervës janë zgjedhur që të minimizojnë luhatjen e kriptomonedhës.

LEXO EDHE:  Ku do të shkojë gjoba 5 miliardë dollarë vënë ndaj Facebook?

Ndërsa asetet e rezervës janë shpërndarë gjeografikisht që të sigurohet decentralizimi i saj, vetm rezerva menaxhohet nga Libra Association.

Monedhat e reja libra krijohen kur rishitësit e autorizuar blejnë monedha nga organizata me para prej letre dhe shkatërrohen kur rishitësit e shesin monedhën tek organizata përsëri.

Facebook thotë se softueri i cili bën të mundur implementimin e blockchainit të Libra është open-source dhe i shërben një ekosistemi shërbimesh financiare të ndërveprueshme duke zgjeruar përfshirjen e aktorëve dhe investitorëve.

Raportet e mëhershme thonë se monedha do të përdoret për të lehtësuar pagesat në Facebook dhe platforma si WhatsApp, Messenger dhe Instagram duke e ekspozuar përballë 2.7 miliardë përdoruesve aktivë në muaj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>