Blog

Njihuni me Lida Tohidi nga San Francisco – Folësja më e re e AllWeb Albania 2019

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Tetor 2019
0
Iniciativat dhe ekipet që ka drejtuar Lida përfshijnë: lançimin e një inkubatori kombëtar, këshillimin dhe punën me startupe që kanë mbledhur mbi 500 milionë € dhe arritjen e fitoreve në gara ndërkombëtare, siç është çmimi “Google Startup Battle” nga 1000+ ekipe. Njihuni me Lida Tohidi nga San Francisco – Folësja më e re e AllWeb Albania 2019

Lida Tohidi ka përvojë 11 vjeçare për marketingun dixhital, menaxhimin e programeve dhe planifikimin strategjik. Ajo në 6 vitet e fundit është përqendruar në menaxhimin e ekipeve të teknologjisë dhe ekipeve në rritje, si dhe në këshillimin e kompanive të drejtuara nga një mision i përbashkët.

Iniciativat dhe ekipet që ka drejtuar Lida përfshijnë: lançimin e një inkubatori kombëtar, këshillimin dhe punën me startupe që kanë mbledhur mbi 500 milionë € dhe arritjen e fitoreve në gara ndërkombëtare, siç është çmimi “Google Startup Battle” nga 1000+ ekipe.

Lida ka pasur përvojë në inicimin, udhëheqjen dhe përfundimin e projekteve në Australi, Bénin, Kanada, Francë, Itali, Japoni, Malajzi, Zvicër, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Ajo ka jetuar dhe punuar në të gjitha kontinentet (megjithëse ende pret një ftesë nga Antarktida: D), dhe flet mirë 3 gjuhë (ndërsa punon në 3 të tjera).

Lida është gjithashtu shumë e apasionuar pas larmishmërisë dhe përfshirjes në teknologji dhe më gjerë dhe e ka përfaqësuar pasionin e saj përmes të folurit në publik. Vetëm në vitin 2018, Lida foli në 25 evente dhe konferenca për këto tema. Së fundmi, ajo drejton një program ‘mastermind’ që ka pasur rezultate të mahnitshme. Më shumë informacion gjeni në http://pidaar.com.

Më poshtë mund të gjeni një prezantim të bërë nga Lida në vitin 2018, në kuadër të programit “Mindfulness for Achievers”.

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

LEXO EDHE:  Je startup? AllWeb Albania ka një ofertë për ty

Lajmet e fundit>