Blog

Njihuni me makinën më të re elektrike të Volkswagen ID Roomzz

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Prill 2019
0
Roomzz do ti bashkohet linjës në rritje të Volkswagen ID, një gjeneratë makinash autonome të ndërlidhura. Disa prej tyre janë Vizzion, Cozz, Buzz dhe Buzz Cargo. Njihuni me makinën më të re elektrike të Volkswagen ID Roomzz

Volkswagen prezantoi në Shfaqjen e Makinave në Shangai një koncept të ri makine elektrike. Me emrin ID Roomzz, SUV plotësisht elektrik i përket Nivelit 4 të autonomisë dhe është destinuar për tregun Kinez deri më 2021 tha prodhues Gjerman.

Makina vjen me bateri 82kWh dhe përshkon 450 kilometra me një karikim të vetëm. Ajo mund të rikarikohet në 80% për 30 minuta përmes sistemit të karikimit të shpejtë 150kW.

Roomzz është prodhuar për të treguar potencialin e platformës MEB të makinave elektrike modulare. Kompania ka investuar shumë në këtë platformë dhe synon të shesë 10 milionë makina elektrike.

Volkswagen

Roomzz do ti bashkohet linjës në rritje të Volkswagen ID, një gjeneratë makinash autonome të ndërlidhura. Disa prej tyre janë Vizzion, Cozz, Buzz dhe Buzz Cargo.

Ende sot nuk ekziston një makinë e vërtetë autonome edhe prodhuesit po avancojnë me teknologjitë që mund udhëtojnë me ndërhyrjen minimale të njeriut. Madje analistët kanë filluar të parashikojnë se kur makinat e para të Nivelit 5 të autonomisë do të vinë në masë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Volkswagen do të përdorë Microsoft Azure për të lidhur makinat me njëra-tjetrën

Lajmet e fundit>