Harduer

Njihuni me Mate 20 Pro, flagshipi i Huawei që duhet të frikësojë Apple dhe Samsung

Oct 12 2018
0 Shpërndarje
Kamera frontale me sensor 24-megapiksel vjen me sistemi lazer IR ngjashëm me iPhone X dhe XS për të përmirësuar më tutje teknologjinë e kyçjes përmes fytyrës. Njihuni me Mate 20 Pro, flagshipi i Huawei që duhet të frikësojë Apple dhe Samsung

Më 16 Tetor Huawei ka premtuar lançimin e flagshipit të ardhshëm Mate 20 Pro megjithatë skemi pse të presim aq gjatë për më mësuar më shumë rreth tij.

Ditën e sotme sajti gjerman WinFuture zbuloi thuajse çdo gjë rreth telefonit së bashku me disa foto të rezolucionit të lartë.

Telefoni me ekran 6.39-inç OLED ka rezolucion marramendës prej 3120×1440 piksel.

Sistemi i tre kamerave Leica përmban sensorë 40-megapiksel, 20-megapiksel dhe 8-megapiksel.

Kamerat janë të sistemuara në formë katrore ndryshe prej P20 Pro që janë në formë vertikale të drejtë.

Kamera frontale me sensor 24-megapiksel vjen me sistemin lazer IR ngjashëm me iPhone X dhe XS për të përmirësuar më tutje teknologjinë e kyçjes përmes fytyrës.

Ajo që P20 Pro i mungon është skaneri i shenjave të gishtërinjve krahasuar me Mate 10 Pro.

Informacioni publikuar nuk përmban një portë për kartat microSD por një kartë të ere që kompania e quan “Nano Memory Cards”, karta memorie në madhësinë e një karte NanoSIM me kapacitet deri në 256GB.

Ky format do të ofrohet nga vetë Huawei.

Pjesa tjetër e harduerit konsiston në 6GB ose 8GB RAM dhe 128GB, 256GB dhe 512GB memorie.

Telefoni fuqizohet nga një procesor 7 nanometër tetë bërthama Kirin 980. Ky procesor njëkohësisht është edhe konkurrentin kryesor i Qualcomm Snapdragon 845.

Së fundi sipas raportit telefoni ka bateri 4,200 mAh, është rezistent ndaj ujit me certifikimin IP68 dhe vjen me Android 9 Pie. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>