Harduer

Njihuni me modelin buxhetor të Galaxy S10

Publikuar , 02 Shkurt 2019
0
Në mesin e modeleve Galaxy S10 që Samsung do të prezantojë këtë vit, do të jetë edhe një variant “low-cost” fotot e të cilit u publikuan online. Njihuni me modelin buxhetor të Galaxy S10

Në mesin e modeleve Galaxy S10 që Samsung do të prezantojë këtë vit, do të jetë edhe një variant “low-cost” fotot e të cilit u publikuan online.

WinFuture publikoi një seri imazhesh të cilat besojmë se janë të Galaxy S10E. Ky variant sipas raportimeve vjen me ekran 5.8-inç me kornizë më të trashë sesa modelet e tjera, dy kamera të pasme dhe bateri më të vogël gjithashtu.

Telefoni sipas informacioneve do të kushtojë 859 dollarë, larg asaj çfarë dikush mund të presë nga një telefon “low-cost.” Kujtojmë se iPhone XR kushton 749 dollarë. Telefonët kanë shumë ngjashmëri mes tyre pikësëpari sepse janë modele “buxhetore” dhe së dyti kanë ngjashmëri në paraqitje.

Ekrani është dallimi më i madh me modelet më të shtrenjta. Sipas fotos ai ngjan me një ekran normal jo dhe me skaje të lakuara si S9. Por vjen me kamerën nën ekran “hole-punch.”

Sipas raportimeve janë katër modele Galaxy S10 që po punohen. Përveç modelit buxhetorë në fjalë do të shiten edhe S10, S10 Plus dhe një version 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi ka në plan jo 1 por 4 telefonë me kamër 108-megapiksel

Lajmet e fundit>