Lajmet

Njihuni me ndërfaqen e mundshme të Samsung Galaxy S5

Publikuar , 21 Janar 2014
0
Njihuni me ndërfaqen e mundshme të Samsung Galaxy S5

Në llogarinë @evleaks në Twitter, të njohur për zbulimin e lajmeve më të fundit për smartfonët, është publikuar një foto që duket të jetë ndërfaqja kryesore e Samsung Galaxy S5, model i cili pritet të lançohet gjatë muajve të parë të këtij viti.

Sipas fotos së publikuar, ekrani kryesor do të jetë i organizuar në formën e një kolone me kartela ku do të shfaqen informacione rreth porosive online të përdoruesit, sporteve, udhëtimeve të ardhshme, kontakteve sociale, koncerteve apo takimeve të planifikuara.

Ndërfaqja e re duket pak a shumë e ngjashme me atë të Microsoft Windows 8 ose me kartelat e Google Now.

Më 7 janar është publikuar edhe një foto tjetër në llogarinë @eavleaks që paraqet një ndërfaqe të ngjashme “me kartela”, por të kombinuar njëkohësisht edhe me dizajnin standart të ekranit kryesor duke qenë se në pjesën e poshtme përfshihet një rresht me ikona aplikacionesh.

Sigurisht, edhe në qoftë se këto imazhe janë të vërteta, kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për versionet finale të ekranit kryesor të Galaxy S5. Ndoshta Samsung është ende në eksperimentim e sipër. (PCWorld Albanian)

Samsung-Galaxy-S5-HS-468x640

LEXO EDHE:  Ora inteligjente e re e Huawei me dy javë jetëgjatësi baterie refuzon sistemin operativ të Google

Lajmet e fundit>