Harduer

Njihuni me një prej smartfonëve të mundshëm Samsung me sistem ndryshe nga Android

Publikuar , 28 Janar 2014
0
Njihuni me një prej smartfonëve të mundshëm Samsung me sistem ndryshe nga Android

samsung-tizen-zeq-leakDeri tani po dukej sikur Tizen, sistemi operativ i krijuar nga vetë kompania Samsung, nuk do të bëhej ndonjëherë realitet.

Por në qoftë se kjo foto e publikuar është e vërtetë, atëherë mund të themi se më në fund disponojmë një provë konkrete të një pajisjeje me këtë sistem e cila do të jetë e disponueshme për tregun.

Fotoja që shihni është siguruar nga faqja koreane teknologjike Moveplayer dhe bëhet fjalë për Samsung ZEQ 9000 (ose shkurt “Zeke”), një smartfon Tizen me ekran 4.8 inç, 720p dhe proçesor 2.3 GHz Snapdragon 800.

Në qoftë se ZEQ 9000 është i vërtetë, ka mundësi që të prezantohet zyrtarisht më 23 shkurt në eventin MWC 2014 (Mobile World Congress) në Barcelonë.

LEXO EDHE:  Aplikacioni popullor në Android pjesë e një skeme të madhe mashtrimi

Lajmet e fundit>