Lajmet

Njihuni me përditësimet më të fundit të Google Maps

Publikuar , 22 Shkurt 2014
0
Njihuni me përditësimet më të fundit të Google Maps

google-maps-desktopGoogle Maps është një prej shërbimeve që ka lehtësuar jetën e përdoruesve. Rrugët e ndryshme nëpër botë kanë qenë më të vështira për t’u shqyrtuar dhe për t’u përshkruar qoftë virtualisht po ashtu edhe fizikisht derisa Google mundësoi krijimin e një harte të tillë elektronike aq të detajuar.

Së fundmi kompania sapo ka bërë të disponueshëm një përditësim të rëndësishëm për uebfaqen e Google Maps për desktop duke shtuar kështu disa funksionalitete të reja ndaj këtij produkti të mrekullueshëm.

Më poshtë kemi veçuar disa prej funksionaliteteve të reja më të rëndësishme:

Paraqitja në hartë e rrugëve ajrore dhe hekurudhore – Nëpërmjet këtij përditësimi Google lejon përdoruesit të shtojnë në itinerarin e tyre udhëtimet ajrore ose ato me tren. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësi të planifikoni një udhëtim të plotë madje, Google ju ndihmon gjithashtu të blini edhe bileta.

Qiellgërvishtëset janë tashmë në 3D – Disa rajone e dispononin arkitekturën 3D, por ky opsion i mrekullueshëm tashmë është përhapur akoma më tepër.

Listimi i eventeve – Google Maps përfshin tashmë opsionin “eventet e ardhshme” që shfaqet në momentin kur përdoruesi është duke kërkuar për një event të caktuar.

Trafik i “mençur” – ata persona që udhëtojnë shpesh do t’a adhurojnë këtë opsion pasi në të përfshihet parashikimi i trafikut bazuar në të dhënat historike. Ky mjet është fantastik për të planifikuar udhëtimin tuaj dhe për të përcaktuar më saktë kohën e nisjes për të arritur në orarin e duhur në destinacion.

Përdorimi i Street View për paraqitjen e itinerarit – Google Maps lejon paraqitjen e itinerareve të plota nëpërmjet imazheve sekuenciale të Street View. Kur të filloni udhëtimin tuaj, gjithçka do t’ju duket aq e njohur sa do mendoni sikur keni qenë edhe më parë në atë vend. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google Maps vjen me opsionet e shumëpritura nga përdoruesit e iPhone

Lajmet e fundit>