Harduer

Njihuni me procesorët e rinj të Qualcomm për telefonët e rangut të mesëm

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Janar 2020
0
Kompania zbuloi modelet Snapdragon 720G, 662 dhe 460 ku që të tre ndajnë karakteristika të ngjashme si mbështetja për teknologji WiFi 6. Njihuni me procesorët e rinj të Qualcomm për telefonët e rangut të mesëm

2020 është viti kur 5G pritet të bëjë diferencën në jetët e njerëzve por rrjetet 4G LTE nuk do të shkojnë gjëkundi për disa vite.

Mund ta themi pa dyshimin më të vogël se për vitet e ardhshme do të mbeten mënyra defakto e aksesit të internetit dhe bazuar në këto parashikime Qualcomm prezantoi tre procesorë të rinj të fokusuar tek telefonët 4G.

Kompania zbuloi modelet Snapdragon 720G, 662 dhe 460 ku që të tre ndajnë karakteristika të ngjashme si mbështetja për teknologji WiFi 6.

Modeli me tetë bërthama Snapdragon 720G është më i fuqishmi dhe do të përfshihet tek telefonë të rangut të lartë por jo flagshipë si Galaxy S20.

Gërma “G” në emërtimin e tij do të thotë se është i fokusuar tek lojërat duke sjell HDR 10-bit që Qualcomm e ofron tek procesori flagship Snapdragon 855.

Çipi gjithashtu ka një DSP Hexagon 692 për operacionet IA në telefon plus mbështetje për video 4K në rezolucione 2520×1080. Mbase detaji më interesant është modemi LTE X15 me shpejtësi shkarkimi deri në 800Mbps.

Snapdragon 662 është një version tkurrur i 720G. Është një çip me tetë bërthama dhe frekuencë 2Ghz krahasuar me 2.3Ghz në 720G por modem LTE vetëm X11 me shpejtësi teorike deri në 390Mbps. Qualcomm thotë se çipi ka mbështetje për sistemet e trefishta të kamerave.

Sakaq Snapdragon 469 përdor të njëjtin modem LTE por një motor IA më pak të fuqishëm. Megjithatë krahasuar me Snapdragon 450, çipi i ri është 50% më i shpejtë.

E ardhmja është 5G, por Qualcomm dëshiron të mbajë konsumatorët e 4G të kënaqur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Industria jep parashikimin për numrin e smartfonëve 5G që do të shiten tre vitet e ardhshme

Tags >

Qualcomm