Harduer

Njihuni me procesorin më të fuqishëm Intel

Publikuar , 01 Shkurt 2019
0
Procesori me 28 bërthama ka 56 procese duke lënë në hije procesin më të fuqishëm desktop të Intel Core i9-9980XE me 18 bërthama dhe 36 procese. Njihuni me procesorin më të fuqishëm Intel

Intel nxori në shitje ditën e sotme procesorin Xeon W-3175X me 28 bërthama. Megjithatë për momentin do të shitet vetëm tek kompanitë që prodhojnë sistem kompjuterike workstation.

Procesori me 28 bërthama ka 56 procese duke lënë në hije procesorin më të fuqishëm desktop të Intel Core i9-9980XE me 18 bërthama dhe 36 procese.

Ka një frekuencë turbo prej 4.3Ghz dhe fuqi prej 255vat, gjashtë kanale memorie dhe një shumëfishues të zhbllokuar.

Ai do të përballet me konkurrencën e AMD, modelin Threadripper 2990WX i cili shitet për 1,800 dollarë.

Procesori i Intel do të kushtojë 2,999 dollarë.

Testimet e para e vendosin procesorin Xeon pas atij AMD në softuerët si Blender. Por procesori Intel udhëheq në POV-Ray, LuxMark, HandBrake, Adobe Premiere Pro dhe shum lojëra të tjera.

Procesori është një monstër i vërtetë në detyrat me shumë procese. Ai ruan performancën e përgjithshme që kemi parë tek Core i9-9980XE diçka që procesorëve AMD u mungon. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çudia e Gmail, mund të dërgoni e-mail-e përmes e-mail-eve

Tags >

AMDintel
Lajmet e fundit>