Harduer

Njihuni me rezultatet e testimit të ekranit të Galaxy S5

Publikuar , 01 Prill 2014
0
Njihuni me rezultatet e testimit të ekranit të Galaxy S5

samsumggs5etc-100247540-primary.idgeDr. Raymond Soneira, President i DisplayMate si dhe një mësues i njohur në ekranet dixhitale, iu dha nga Samsungu një pajisje Galaxy S5 për ta testuar para se të dilte në treg.

Por përse do t’ia jepte Samsungu një prej analistëve më të mirë të ekraneve një smartfon të vetin për të shkruar përshtypjet e tij? Ndoshta për faktin se kompania është e bindur që ekrani është i një cilësie shumë të lartë.

Dr. Soneira, përmes një raporti prej mbi 3000 fjalësh, shprehet se ai është “Ekrani që performon më mirë nga gjithë smartfonët që kam testuar deri tani.” Disa prej veçorive më të mira janë ndriçimi i lartë, reflektimi i ulët, saktësi e madhe ngjyrash, raport i mirë i kontrastit, kontrast i lartë në ambiente me dritë si dhe ndryshim minimal i ndriçimit me ndryshimin e këndit të shikimit.

Një listë mjaft impresionuese. GS5 ka një ekran i cili në fakt është i ngjashëm me versionin paraardhës – bëhet fjalë për një ekran OLED që është pak më i madh se GS4. Por, në ndryshim nga versioni i kaluar, Samsung ka punuar fort për ndriçimin, saktësinë e ngjyrave, këndet e shikimit dhe efiçencën e baterisë. Mesa duket, të gjitha këto përpjekje ia kanë vlejtur dhe kanë qenë të suksesshme. Raportin e plotë të Dr. Soneira mund ta lexoni në faqen e DisplayMate. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  A do të prezantojë Samsung telefonin me ekran me palosje javën e ardhshme?

Lajmet e fundit>