Lajmet

Njihuni me risitë e Google Chrome 30

Oct 3 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me risitë e Google Chrome 30

chromeeNë ditët në vazhdim të gjithë përdoruesit e Google Chrome do të kenë mundësi të prezantohen me versionin e përditësuar Chrome 30 për Android dhe desktop.

Përdoruesit do të kenë mundësi të kërkojnë në një mënyrë të re, duke përdorur foto në vend të fjalëve. Kjo do të jetë e mundur nëpërmjet klikimit me të djathtën ose duke klikuar gjatë në fushën e kërkimit.

Përveç kërkimit me anë të fotove vlen të përmendet dhe shtimi i disa opsioneve të reja të prekjes që do të ndihmojnë përdoruesit e smartfonëve dhe tabletëve të navigojnë me lehtësi në internet.

chromee1

Ndër gjestet më të rëndësishëm, të bërë të njohur gjatë lançimit të versionit beta mund të përmendim prekjen horizontalisht në krye të faqes që mundëson kalimin me lehtësi nga njëra faqe në tjetrën dhe lëvizjen e gishtit poshtë që mundëson shfaqjen e renditur të të gjitha faqeve të hapura dhe aktive.

Sipas kompanisë versioni i përditësuar Chrome 30 do të jetë i disponueshëm në fillim të javës që vjen. (PCWorld Albanain)

chromee2

LEXO EDHE:  Snapchat rikthen rendin kronologjik të postimeve

Lajmet e fundit>