Lajmet

Njihuni me rivalin më të madh të Chrome, shfletuesin që ju paguan për të parë reklama

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
Avantazhi më i madh i Brave është fakti se nuk sheh të dhënat e shfletimit dhe mund të përshtaten konfigurimet e privatësisë ndryshe nga Chrome. Gjithashtu me Brave mund të shikoni sesa reklama dhe gjurmues janë bllokuar çdo ditë. Njihuni me rivalin më të madh të Chrome, shfletuesin që ju paguan për të parë reklama

Google Chrome, shfletuesi lider i padiskutueshëm me 2 miliardë përdorues globalisht, po përgatitet për një konkurrencë të egër nga shfletuesi “Brave”.

Ky i fundit jo vetëm që bllokon reklamat e palëve të treta, por gjithashtu ofrohet të paguajë përdoruesit kur klikojnë ose shohin një reklamë nga partnerët e saj.

Quajtur Brave shfletuesi i ri ka filluar të ofrojë modelin e ri të reklamimit i cili premton tu japë përdoruesve 70% të të ardhurave të grumbulluara për ata që shohin dhe klikojnë reklama.

Pjesa tjetër prej 30% do të shkojnë për zhvilluesit e shfletuesit. Përdoruesit pjesëmarrës do të mund të fitojnë 60 deri në 70 dollarë këtë vit ndërsa 224 dollarë në 2020.

Me Brave Ads jemi duke reformuar sistemin online të reklamimit i cili është bërë abuziv dhe evaziv vitet e fundit,” shkruante kompania në blogun e saj.

Brave Ads eliminojnë palët e ndërmjetme të cilat përdorin të dhënat e përdoruesit dhe i mbikëqyrin ato,” sipas bashkëthemeluesit të Firefox dhe krijuesit të JavaScript Brendan Eich i cili ka krijuar shfletuesin.

Brave është një shfletues open-source bazuar në Chromium i cili parakaloi Google për shpejtësinë dhe sigurinë e shfletimit dhe vendosur pas Mozilla Firefox.

Sipas Toptenreviews.com Safari vinte në vendin e tretë dhe Google Chrome në vendin e katërt. Brave u lançua fillimisht në iOS në 2018-ën ndërsa tashmë është i disponueshëm në Android, macOS, Windows dhe Linux.

Sipas uebsajtit shfletuesi i tyre është tetë herë më i shpejtë sesa Chrome në mobile dhe dy herë më i shpejtë sesa Chrome në desktop.

Brave automatikisht bllokon gjurmuesit e palëve të treta. Gjithashtu edhe “Cookie-t”. Skriptet dhe përdor protokollin HTTPS për çdo uebsajt që vizitoni.

Avantazhi më i madh i Brave është fakti se nuk sheh të dhënat e shfletimit dhe mund të përshtaten konfigurimet e privatësisë ndryshe nga Chrome. Gjithashtu me Brave mund të shikoni sesa reklama dhe gjurmues janë bllokuar çdo ditë.

Është ndërtuar specifikisht për një shfletim pa reklama dhe teknologjitë më të fundit që i bllokojnë këto të fundit. Aktualisht shfletuesi po punon për integrimin e kriptomonedhave si Ethereum, Ledger dhe Trezor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ndryshon mënyrën sesi lajmet shfaqen në rezultatet e kërkimit

Lajmet e fundit>