Lajmet

Njihuni me shërbimin Twitter#Music

Publikuar , 25 Prill 2013
0
Njihuni me shërbimin Twitter#Music

twitter #musicJavën e kaluar Twitter lançoi Twitter #Music, një shërbim vetëm për muzikë.

Si një aplikacion mobile apo si një shërbim në ueb, Twitter Music ndihmon ata që e duan muzikën të zbulojnë tinguj të rinj me ndihmën e Rdio dhe Spotify.

Në përgjithësi shërbimi është shumë i thjeshtë për tu kuptuar dhe përdorur.

Kur të hapni Twitter#Music automatikisht ju shkoni në një faqe të muzikës më të njohur, që kryesisht vlerësimi bazohet nga postimet që janë bërë në Twitter dhe sa njerëz e kanë dëgjuar.

Faqja përmban sugjerime artistësh, sugjerime mbi muzikën, gjithashtu edhe çfarë pëlqejnë ndjekësit tua. Mund të klikoni për të dëgjuar muzikë apo të lidheni me aplikacionin Rdio apo Spotify për ti dëgjuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Twitter me një funksion që i bën replikat të fshehta

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>