Lajmet

Njihuni me sistemin e ri stereo që do të mundësojë Apple Car Play për çdo makinë

Publikuar , 17 Prill 2014
0
Njihuni me sistemin e ri stereo që do të mundësojë Apple Car Play për çdo makinë

carplay_leadApple CarPlay mund të duket si një sistem i thjeshtë, por në të vërtetë përbën një teknologji shumë të rëndësishme për industrinë e makinave. CarPlay lejon pajisjet iOS të integrohen në sistemin stereo të makinës dhe siguron driver-a që mund të akseosjnë Siri-n, muzikën, telefonatat dhe shumë më tepër se kaq.

Fatkeqësisht, jo çdokush mund të përdorë këtë sistem pasi është e nevojshme të dispononi një makinë që suporton një sistem të tillë që mund të funksionojë me CarPlay. Mesa duket edhe ky problem do të zgjidhet së shpejti.

Sipas një raportimi të fundit, rezulton se kompania japoneze Alpine Electronics ka në plan të lançojë një sistem të ri stereo që do të përfshijë edhe suportin për CarPlay. Sistemi do të instalohet në platformën e një makine dhe lidhjen me pajisjet iOS do t’a mundësojë nëpërmjet një kablli dhe jo nëpërmjet teknologjisë Bluetooth.

Sipas raportimit, sistemi Alpine do të jetë i pari sistem që do të ofrojë suport për CarPlay dhe do të jetë i disponueshëm këtë vjeshtë në SHBA dhe në Evropë me një çmim që varion nga 500 $ deri në 700 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Aplikacioni iCloud në Windows 10 më i fuqishëm se asnjëherë më parë

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>