Harduer

Njihuni me smartfonin e kompanisë së ish-bashkëthemeluesit të OnePlus

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Qershor 2022
Logoja mund të shihet në qendër të pjesës së pasme të telefonit dhe duket sikur të ishte një pjesë kartoni. Njihuni me smartfonin e kompanisë së ish-bashkëthemeluesit të OnePlus

Nothing, startupi i teknologjive konsumatorë themeluar Carl Pei, ish bashkëthemeluesi i OnePlus, ka treguar dizajnin e telefonit të shumëpërfolur Phone 1.

Përmes një cicërime në rrjetin social Twitter ai tha se rrjedhjet e informacioneve apo imazheve janë thuajse të pamundur të mbahen të fshehta për një kohë të gjatë ditëve të sotme.

Telefoni do të debutojë më 12 Korrik në eventin e ardhshëm Nothing. Imazhi konfirmoi spekulimet të dizajnit të telefonit. Siç Pei kishte konfirmuar për The Verge, telefoni ka një dritë në pjesën e pasme e përbërë nga një material transparent.

Logoja mund të shihet në qendër të pjesës së pasme të telefonit dhe duket sikur të ishte një pjesë kartoni.

Disa prej specifikave të konfirmuar të telefonit janë procesori Qualcomm Snapdragon, karikimi wireless dhe një version i modifikuar i Android me emrin Nothing OS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lojërat që do të debutojnë vitin e ardhshëm