Harduer

Njihuni me smartfonin më të hollë në botë, Oppo R5

Publikuar , 08 Dhjetor 2014
0
Njihuni me smartfonin më të hollë në botë, Oppo R5

opposideZyrtarisht Oppo R5 është smartfoni më i hollë në botë. Ai është 2 milimetër më i hollë se iPhone 6, madje as nuk mund të përdorë kufje. Në pjesën e pasme është tepër i ngjashëm me iPhone 5 dhe 5S dhe është i ndërtuar nga materiali plastik dhe alumini.

Ky smartfon u lançua zyrtarisht në fund të tetorit dhe momentalisht është i disponueshëm vetëm në disa shtete të botës. Sigurisht që shumë shpejt ai do të hyjë dhe në tregje të reja globale duke përfshirë këtu dhe Shtetet e Bashkuara, por kompania kineze akoma nuk ka dhënë detaje për këtë gjë. Oppo R5 mund të blihet me një çmim prej 450$, kjo do të thotë që ai është më i lirë se iPhone 6, çmimi i të cilit fillon nga 500 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Candy Crush, lojtarët kanë shpenzuar 4.2 milion dollarë në ditë

Lajmet e fundit>