Harduer

Njihuni me Sony PlayStation 5

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Qershor 2020
0
Sony zbuloi edhe një numër aksesorësh përfshirë një pajisje wireless Pulse 3D, një kamër HD dhe një mbajtëse për kontrollerin DualSense. Njihuni me Sony PlayStation 5

Dhe ja ku është. Edhe pse Sony tha se aktiviteti i PS5 që u organizua ditën e sotme do të ishte për lojërat, kompania më në fund ka vendosur të na japë më shumë detaje rreth konsolës.

Deri më sot Sony kishte konfirmuar vetëm specifikat e harduerit dhe kontrollerin DualSense. PS5 është një produkt që bie menjëherë në sy. Sony ka shkrirë dizajnin me dy ngjyra, bardhë dhe blu duke lënë pas pamjen me një ngjyrë të vetme të gjeneratave të kaluara.

Por nuk u mjaftua me kaq. Sony zbuloi edhe një numër aksesorësh përfshirë një pajisje wireless Pulse 3D, një kamër HD dhe një mbajtëse për kontrollerin DualSense.

Për më tepër kompania ka edhe një model të ri, PS5 Digital Edition i cili nuk ka një disk optik dhe që do të kushtojë më tepër. Sony ka pritur gjashtë muaj pasi Microsoft zbuloi Xbox Series X për të prezantuar PS5.

Konsola raportohet se do të hyjë në prodhim këtë muaj kështu që Sony dëshironte tu dilte para rrjedhjeve të mundshme të informacioneve dhe fotove. Nuk ka informacion rreth çmimi as datës së debutimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkëlqimi dhe rënia e telefonëve Sony