Harduer

Njihuni me specifikat e çmendura të Galaxy S20

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Janar 2020
0
Burimi i XDA konfirmoi se S20 do të mbetet me skanerin ultrasonik të ngjashëm me S10 jo ta zëvendësojë me një optik. Qualcomm thotë se ka adresuar shumë probleme të tij ndërsa S20 Plus do të ketë gjeneratën e re të sensorit. Njihuni me specifikat e çmendura të Galaxy S20

Detajet rreth flagshipit të ardhshëm Galaxy S20 të Samsung kanë filluar të zbulohen ndërsa i afrohemi datës së debutimit më 11 Shkurt.

Bazuar në një raport të fundit nga XDA Developers, janë konfirmuar shumë prej risive si ekran 120Hz, jo portë kufjesh 3.5mm dhe fakti se S20 do të ketë një skaner ultrasonik të shenjave të gishtërinjve.

Fotot e fundit i përkasin Galaxy S20 Plus i cili do të ketë ekran me raport 20:0 me rezolucion 3200×1440 dhe një kamër selfie qendrore “hole-punch” ngjashëm me Note 10.

Ekrani është konfirmuar me frekuencë 120Hz por që aksesohet vetëm në rezolucionin FHD+. Rezolucioni i lartë mund të ofrohet vetëm në 60Hz për momentin.

Burimi i XDA konfirmoi se S20 do të mbetet me skanerin ultrasonik të ngjashëm me S10 jo ta zëvendësojë me një optik. Qualcomm thotë se ka adresuar shumë probleme të tij ndërsa S20 Plus do të ketë gjeneratën e re të sensorit.

Së fund XDA thotë se S20 Plus ka 12GB RAM dhe 4,500 mAh bateri së bashku me karikim 25W.

Sipas raportimeve Galaxy S20 vjen në tre modele: S20 i vogël, S20 Plus dhe një S20 Ultra me madhësi ekrani 6.2-inç, 6.7-inç dhe 6.9-inç respektivisht. Të tre kanë procesorin Snapdragon 865 dhe modemin X55 5G. Kamera 108-megapiksel, bateria 5,000 mAh dhe 1TB memorie e brendshme janë disa specifika që pritet të konfirmohen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  DOOM 64 paralajmërohet zyrtarisht për të gjitha platformat

Lajmet e fundit>