Harduer

Njihuni me tabletin e parë 5G në botë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Janar 2020
0
Siç edhe emri sugjeron, virtualisht tableti është i pandryshuar nga modeli origjinal Wi-Fi dhe LTE me një përjashtim: shtesa e modemit Snapdragon X50 5G. Njihuni me tabletin e parë 5G në botë

Samsung zyrtarisht prezantoi Galaxy Tab S6 5G, një variant 5G i tabletit të 2019-ës i cili merr edhe kurorën e tabletit të parë 5G në botë.

Siç edhe emri sugjeron, virtualisht tableti është i pandryshuar nga modeli origjinal Wi-Fi dhe LTE me një përjashtim: shtesa e modemit Snapdragon X50 5G.

Aktualisht tableti shitet vetëm në Korenë e Jugut për 848 dollarë me një konfigurim prej 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme. Pjesa tjetër e specifikave është një panel OLED 10.5-inç, Snapdragon 855, një stylus.

Galaxy Tab S6 5G do të jetë në shitje në Korenë e Jugut nga data 30 Janar por nuk dihet nëse do të debutojë edhe për vende të tjera të botës në të ardhmen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung arrin shpejtësi rekord në 5G