Gjiganti kinez i pajisjeve elektronike Lenovo paraqiti një treshe të pajisjeve të reja gjatë ditës së premte, njëra nga të cilat ishte shumë interesante.
Yoga Tablet 2 Pro është një tablet prej 13 inç, që përdor sistemin Android, me një projektor të brenda-ndërtuar që iu mundëson të shfaqni fotografi të rezolucionit të lartë 16:9 dhe filma drejtpërdrejt në një mur ose ekran.
Së bashku me sistemin e vet të zërit prej 8 watt-ësh dhe komponentit që prodhon frekuenca shumë të ulëta të zërit bass dhe një ekran QHD prej 2560 x 1440 piksellësh, është befasi që është duke u ofruar si pajisja përfundimtare e argëtimit.
Kjo pajisje kushton 499 dollarë dhe pas disa testimeve të shkurta të bëra nga The Next Web, cilësia e fotografisë që shfaqte projektori i këtij tableti ishte me kualitet të kënaqshëm. (PCWorld Albanian)
[youtube id=”Ea5bs4iDIXc”]