Harduer

Njihuni me të gjitha produktet Microsoft Surface përpara debutimit zyrtar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Tetor 2019
0
Imazhet janë autentike dhe Blass ka një rekord të mirë me publikime të tilla. Gjithashtu ai mbylli cicërimat e tij me një tjetër produkt i cili nuk u specifikua me foto por që është një Surface me dy ekrane. Njihuni me të gjitha produktet Microsoft Surface përpara debutimit zyrtar

Mbarë linja e produkteve Surface u detajua ditën e sotme nga gazetari dhe insajderi i njohur Evan Blass.

Ky i fundit postoi një seri imazhesh në rrjetin social Twitter ku shfaqen Surface Pro 7, Surface Laptop 3 13-inç dhe 15-inç si dhe një pajisje të tretë Surface 2n1 me procesor mobil ARM.

Imazhet janë autentike dhe Blass ka një rekord të mirë me publikime të tilla. Gjithashtu ai mbylli cicërimat e tij me një tjetër produkt i cili nuk u specifikua me foto por që është një Surface me dy ekrane.

Microsoft pritet të prezantojë të gjitha këto pajisje në një aktivitet në Nju Jork ditën e Mërkure. Në të kaluarën ka qenë e pazakontë për një produkt të tillë të zbuluar në një shkallë të gjerë siç ndodhi sot me Surface dy ditën përpara debutimit.

Megjithatë informacione as që krahasohen me ato të telefonëve Pixel që janë pajisjet më të komentuara dhe detajuara në internet kohë përpara zyrtarizimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Linkedin e ka kuptuar se videoja është e ardhmja, prezanton e transmetimet live

Lajmet e fundit>