Harduer

Njihuni me telefonin e dytë me kamër nën ekran të Samsung

Publikuar , 27 Janar 2019
0
Quhet Galaxy A9 Pro, dhe vjen me konfigurim prej tre kamerash të pasme dhe një kamër frontale 24-megapiksel nën ekran. Njihuni me telefonin e dytë me kamër nën ekran të Samsung

Vetëm një muaj nga debutimi i Galaxy S10-ës, Samsung ka prezantuar një tjetër telefon të rangut të mesëm pas Galaxy A7 dhe A9.

Por ky telefon ka një veçori, ekranin Infinity-O “hole-punch” i cili do të mbërrijë edhe tek flagshipi Galaxy S10.

Quhet Galaxy A9 Pro, dhe vjen me konfigurim prej tre kamerash të pasme dhe një kamër frontale 24-megapiksel nën ekran.

Infinity-O është përgjigja e Samsung ndaj “notch” të iPhone dhe është pritur mirë nga industria.

Galaxy A9 Pro ndjek debutimin e Galaxy A9, telefonit të parë në botë me katër kamera të pasme.

Të dy pajisjet afirmojnë premtimin e Samsung që bëri vitin e kaluar. Kompania kishte thënë se risitë tashmë do të prezantohet tek telefonët e rangut të mesëm filimisht përpara se të mbërrijnë tek ato të rangut të lartë.

Këto veçori tashmë pritet të debutojnë edhe në modelet Galaxy S10 muajin e ardhshëm.

Modeli standard do të ketë ekran 6.1-inç, ndërsa modeli me ekran të madh S10+ do të ketë ekran 6.8-inç dhe katër kamera të pasme.

Një model i tretë gjithashtu është përfolur i quajtur Galaxy S10E me ekran 5.8-inç i cili do të ballafaqohet me iPhone XR.

Tre kamerat e pasme të Galaxy A9 Pro kanë sensorë 24-megapiksel, 10-megapiksel telefoto, dhe pesë megapiksel.

Në brendësi gjenden 6GB RAM dhe 128GB memorie. Ekrani do të ketë një raport 19.5:9. Së fundit, kostoja e telefonit pritet të jetë 535 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft kap rivalin e përjetshëm Apple për nga vlera e tregut

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>